Alban Skënderaj zbulon se kush është banori i tij i preferuar në BBV

‘Big Brother Vip’ është kthyer padiskutim në një nga formatet më të komentuar dhe të pëlqyer.

Marketing

Ka bërë për vete një pjesë të mirë të popullit shqiptar, por edhe shumë figura të tjera të njohura.

Shumë personazh të famshëm kanë mbështetur hapur përmes rrjeteve sociale Luizin, i cili konsiderohet si pretendent për fitues të formatit.

Së fundmi grupit të mbështetësve të tij është bashkuar edhe këngëtari i njohur, Alban Skënderaj.

Në një koncert të tij së bashku me Miriamin, këngëtari ka ndalur performancën për të treguar hapur se banori i tij i preferuar është Luizi

“Mëngjes, drekë, darkë. Ka qënë Luizi patjetër, është i mrekullueshëm”, është shprehur këngëtari.