Ministri për Punë të Jashtme, BE dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno, sot, më 14 prill 2023 do të qëndrojë për vizitë pune njëditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Përveç takimit me nikoqirin e tij, Ministrin Osmani, Ministri Albarez do të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.
Nga MPJ-ja njoftojnë se krahas marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, në fokus të bisedimeve pritet të jetë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, në dritën e presidencës së ardhshme të Spanjës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit. Në këtë drejtim është planifikuar nënshkrimi i Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit për Zhvillimin e Bashkëpunimit në Procesin e Anëtarësimit në BE.
Në takim do të trajtohen edhe mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimi sektorial në segmente të tjera të jetës shoqërore.