Albin Kurti e Ana Bërnabiq më 1 korrik takohen në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq më 1 korrik do të takohen në Ohër në Forumin e Prespës për Dialog. Kjo platformë është krijuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut me qëllim që për t’u mundësuar vendeve, udhëheqësve, organizatave dhe qytetarëve të ndërtojnë marrëdhënie afatgjata dhe t’i forcojnë partneritetet, transmeton TV21.

Marketing

Konferenca e parë ndërkombëtare në korniza të FPD-së planifikohet të mbahet në Ohër dhe Oteshevë/ Prespë, më 1 dhe 2 korrik 2021. Ngjarja qendrore do të mbahej nën kujdesin e Kryetarit të Qeverisë, me pjesëmarrje të krerëve të shteteve ose qeverive, politikanëve dhe diplomatëve të rangut të lartë nga rajoni, nga vende tjera evropiane dhe joevropiane, organizatave ndërkombëtare dhe rajonale – OKB, BE, NATO, Këshilli i Evropës, OSBE, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, CEI dhe të tjera.

Në këtë forum do të diskutohet për shumë sfera e me theks të veçantë për rimëkëmbjen ekonomike post-pandemike.

Programin e konferencës mund ta gjeni KËTU

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar:

Z. Milo Gjukanoviq
Presidenti i Malit të Zi

Znj. Ana Bërnabiq
Kryeministre e Republikës së Serbisë

Z. Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Z. Edi Rama
Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Z. Zoran Tegeltija
Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës

Z. Bogdan Auresku
Ministër i punëve të jashtme të Rumanisë

Znj. Donika Gërvalla-Shvarc
Ministre e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës

Z. Gjorgje Radulloviq
Ministër i punëve të jashtme të Republikës së Malit të Zi

Z. Gordan Gërliq Radman
Ministër i punëve të jashtme dhe çështjeve evropjane të Republikës së Kroacisë

Z. Mevlut Çavushogllu
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë

Z. Peter Shijarto
Ministër i punëve të jashtme dhe tregtisë të Republikës së Hungarisë

Z. Zbignjev Rau
Ministër i Punëve të jashtme të Republikës së Polonisë

Z. Fabio Massimo Castaldo
Nënkryetar i Parlamentit Evropian

Znj. Artane Rizvanolli
Ministre e ekonomisë dhe ambientit të Republikës së Kosovës

Z. Filip Tomas Riker
Ndihmës Sekretari i shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Departamenti i Shtetit, Uashington

Z. Kostas Fragogianis
Zëvendës Ministër i punëve të jashtme të Republikës së Greqisë

Z. Alesh Hmellarzh
Zëvendës ministër i punëve të jashtme për çështje evropjane, Republika e Çekisë

Z. Johanes Han
Komisioner për Buxhet dhe Administratë, Ish Komisioner për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimin, Komisioni Evropian, Bruksel

Znj. Marija Pejçiinoviç – Buriq
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Strasburg

Znj. Helga Maria Shmid
Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, Vjenë

Z. Tomas E. Garet
Sekretar i përgjithshëm i Komunitetit të demokracive

Z. Mirosllav Llajçak
Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bruksel

Z. Methju Pallmer
Zëvendës ndihmës sekretar në Byronë e çështjeve evropiane dhe euroaziatike, përgjegjës për Ballkanin Perëndimor

Znj. Majlinda Bregu
Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Sarajevë

Z. Reinhard Butikofer
Anëtar i Parlamentit Evropian

Znj. Anxhelina Xhulieta Franciska Ajhorst
Drejtor menaxhues për Evropën dhe Azinë qendrore në Shërbimin Evropian për punë të jashtme, Bruksel

Z. Aleksis Cipras
Ish Kryeministri i Republikës së Greqisë

Z. Methju Nimic
Ish i dërguari special i KB për mosmarrëveshjen për emrin, Nju Jork

Znj. Federika Mogerini
Ish Përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian dhe nënkryetare e Komisionit Evropian

Lordi Xhorxh Robertson i Port Ellen
Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe kryesues i grupit të Ohrit

Z. Emir Xhikiq
Drejtor i Sekretariatit të CEFTA, Bruksel

Z. Albert Hani
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës për bashkëpunim rajonal të rinisë, Tiranë

Z. Alan Le Roj
Anëtar i Grupit të Ohrit

Z. Florian Biber
BIEPAG – Grupi Këshillimor për politikë publike – Ballkani në Evropë

Z. Igor Bandoviq
Drejtor i Qendrës për Politikën e Sigurisë të Beogradit

Z. Janis Armakollas
Studiues i Lartë, ELIAMEP, Athinë & Partner i Programit për të Ardhmen e Evropës, Instituti i shkencave shoqërore, Vjenë

Znj. Vesella Çerneva
Zëvendës Drejtor, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, Sofje

Z. Vallter Defaa
Këshilltar special ekonomik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Z. Gelald Knaus
President i Nismës Evropiane për stabilitet, Berlin

Ambasador Ervan Fuere
Bashkëpunëtor i lartë shkencor, CEPS – Bruksel

Z. Erhard Busek
Politikan austriak, ish sekretar i përgjithshëm i Paktit të Stabilitetit, Vjenë

Z. Gjergji Vurmo
Drejtor Programi, Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim, Tiranë

Z. Tim Juda
Analist dhe korrespodent politik i huaj, Londër

Znj. An Talino
Sekretar i përgjithshëm i Zyrës Rinore Franko-Gjermane, Paris

Z. Frank Moravic
I Dërguar Special për Evropën Juglindore në Zyrën franko-gjermane për të rinj, Berlin

Znj. Doris Pak
Politikane gjermane, ish-anëtare e Parlamentit Evropian, Berlin

Z. Butov Tobias
Sekretar i përgjithshëm i Zyrës franko-gjermane për të rinj, Berlin

Z. Knut Flekenshtajn
Ish-anëtar i Parlamentit Evropian

Sir Robert Kuper
ish Drejtor gjeneral për Çështje të jashtme dhe Politiko-Ushtarake në Sekretariatin e përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, Londër

Z. Ivo Vajgll
Ish-anëtar i Parlamentit Evropian

Z. Dragan Nikoliq
Korrespondent i lartë i politikave ndërkombëtare të HRT-së, bashkëthemelues i Forumit për politikës të jashtme, Zagreb

Z. Vlladimir Gligorov
Ekonomist

Z. Pali Kolefski
Prefekt i Pustecit, Republika e Shqipërisë

Z. Edvard Xhozef
Ligjërues, Shkolla e studimeve të avancuara ndërkombëtare Xhon Hopkins, Uashington

Dr. Rodrik Parks
Drejtor i Kërkimeve, Shef i Qendrës për politika evropiane Alfred fon Openhajm, Berlin

Z. Veton Surroi
Analist politik dhe publicist

Znj. Anja Fortuna
Nënkryetar i Forumit Rinor Evropian, Ljubljanë

Z. Marko Boko
Korrespondent për marrëdhëniet me publikun dhe rininë, Zyra e Parlamentit Evropian në Kroaci

Znj. Bojana Vuletiç
Asistent i Projektit në Nismën për zhvillim dhe bashkëpunim, Beograd, Republika e Serbisë

Znj. Elida Koraç
Sekretar i Përgjithshëm – Socialdemokratët e rinj të Malit të Zi

Z. Dimitar Dimitrov
Aktivist i të rinjve, Republika e Bullgarisë

Z. Konstantinos Filipidis
President i Shoqatës të të rinjve aktiv nga Florina, Republika e Greqisë

Znj. Ana Bampili
Shkencëtar politik, Republika e Greqisë

Znj. Françeska Muço
Sekretar i përgjithshëm i Rrjetit të profesionistëve të rinj dhe anëtar i trupit drejtues të ZBRR (Zyra për Bashkëpunim Rajonal të Rinisë), Republika e Shqipërisë

Znj. Alba Brojka
Aktivist i të rinjve dhe ish-Përfaqësues Special i OSBE-së për rini dhe siguri të presidencës sllovake dhe shqiptare, Republika e Shqipërisë

Znj. Elma Beshliç
President i Asamblesë së Përgjithshme / Edukator për të rinj për paqen, Bosnjë dhe Hercegovinë

Z. Nikos Bakirzis
Shkencëtar politik, Republika e Greqisë

Z. Edis Prapashtica
Aktivist i të rinjve, Republika e Kosovës

Z. Jasmin Valjevac
Projekt menaxher i projektit regjional “Programi për shkëmbim shkollor në Ballkanit Perëndimor”, Bosnjë dhe Hercegovinë