Ballina Lajme Kosovë Albin Kurti shpall vettingun: Drejtësia duhet pastruar nga njerëzit e korruptuar

Albin Kurti shpall vettingun: Drejtësia duhet pastruar nga njerëzit e korruptuar

Vitin e ardhshëm edhe në Kosovë do të nisë procesi i vettingut. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria prezantoi draft dokumentin për reformën në drejtësi i cili do të bazohet në amendamentet kushtetuese por mund të kërkojë edhe ndryshime ligjore.Kryeministri Albin Kurti tha se “Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje, ndërkaq ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se procesi do të marrë të paktën 5 vjet kohë.
Për realizimin e këtij procesi, ekzistojnë dy propozime, njëri përmes
ndryshimit të Kushtetutës dhe tjetri, me ligjet ekzistuese. Për të parën është e domosdoshme shumica parlamentare ose dy të tretat e votave të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave të 20 deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Marketing
Marketing
Exit mobile version