Albina dhe Familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi ka fituar biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.

Marketing

Albina u zgjodh fituese me vota të publikut, çka edhe vendosi përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin evropian “Eurovision”, që vitin e ardhshëm mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Albina dhe Familja Kelmendi u pëlqye shumë nga publiku qysh nga prezantimi në natën e parë të Festivalit të Këngës.

Këngëtarja nga Peja zgjodhi që në festival të marrë pjesë bashkë me familjen e saj, me këngën “Duje”, që flet pikërisht për institucionin e familjes.

Ndërkaq, fituese e festivalit me vota të jurisë u zgjodh Elsa Lila.