Ballina Showbiz Albina dhe Familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi ka fituar biletën për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2023.

Marketing

Albina u zgjodh fituese me vota të publikut, çka edhe vendosi përfaqësuesin e Shqipërisë në kompeticionin evropian “Eurovision”, që vitin e ardhshëm mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Albina dhe Familja Kelmendi u pëlqye shumë nga publiku qysh nga prezantimi në natën e parë të Festivalit të Këngës.

Këngëtarja nga Peja zgjodhi që në festival të marrë pjesë bashkë me familjen e saj, me këngën “Duje”, që flet pikërisht për institucionin e familjes.

Ndërkaq, fituese e festivalit me vota të jurisë u zgjodh Elsa Lila.

Exit mobile version