Aleatët bavarezë të Merkel nën ethe, rrezikojnë humbjen në zgjedhje

Angela Merkel po përballet sot me zgjedhjet vendimtare rajonale në Bavari që rrezikojnë të kthehen në dështim të plotë për aleatin e saj konservator, në një moment ku qeveria gëzon popullaritetin e saj më të ulët.

Marketing

”Koalicioni i madh nuk do të bëhet më i qëndrueshëm pas së dielës”, gjykon paraprakisht e përditshmja ekonomike ”Handelsblatt”, ndërsa social-demokratët e SPD-së, partnerë në qeverisje presin nga ana e tyre një dështim të plotë, përballë rritjes së të Gjelbërve dhe ekstremit të djathtë.
Tendencat e para nga sondazhet do të njoftohen rreth orës 16:00 GMT.

Të gjitha sondazhet parashikojnë për ultra konservatoren e ”Bashkimit Kristian-Social’’ (CSU) një humbje të shumicës absolute në këtë land jugor të pasur, që ajo qeveris e vetme që prej viteve gjashtëdhjetë.

Marketing