Aleksandar Trajanovski, drejtor i ri i TOARILUC

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dr. Aleksandar Trajanovski është emëruar drejtor i ri i Klinikës Universitare për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv (TOARILUC).

Marketing

Dr. Trajanovski është i punësuar në Klinikën për Sëmundjet Ortopedike pranë TOARILUC që nga viti 2011. Ai u diplomua në vitin 2006 në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin “Shën Cirili e Metodi ”në Shkup. Në vitin 2012 e përfundoi një specializim në ortopedi, ndërsa në vitin 2019 një subspecializim në traumatologji në të njëjtin fakultet.

Ai gjithashtu u arsimua në Qendrën Klinike Universitare në Lubjanë, Slloveni dhe në Spitalin Axhibadem në Stamboll. Doktor Trajanovski është pjesëmarrës në projekte shkencore, autor dhe bashkautor i disa botimeve shkencore.