Alexander Schallenberg pason Sebastian Kurz në pozitën e Kancelarit të Austrisë

Austria do të bëhet këtë të hënë me kancelar të ri.

Marketing

Ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Schallenberg, pritet që të betohet si kancelar mesditën e kësaj së hëne, raporton APA, transmeton Klankosova.tv.

Kjo lëvizje vjen dy ditë pas dorëheqjes së Sebastian Kurz pas dyshimeve për korrupsion.

Në anën tjetër, Michael Linhart, do të vie në pozitën e Ministrit të Jashtëm.