Algjeria është shpallur skuadra më e mirë për vitin 2019.
Në ceremoninë e ‘CAFAwards’, ku po ndahen çmimet për më të mirët e vitit në Afrikë, është stolisur edhe skuadra kombëtare e Algjerisë.
Kombëtarja e Algjerisë është shpallur kombëtarja më e mirë në futbollin e meshkujve, për vitin 2019.
Këtë çmim ata e kanë pranuar pas triumfit në Kupën e Afrikës, ku të prirë nga Ryiad Mahrez, arritën triumfin.
Në këtë mbrëmje të madhe do të ndahet edhe çmimi për lojtarin më të mirë të vitit, që gëzon vëmendjen më të madhe.