Ali Adem dënohet me pesë ndeshje

Ali Adem ka marrë një dënim nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut për kartonin e kuq në ndeshjen kundër Sileksit.

Marketing

Në procesverbalin e ndeshjes thuhet se Ali Adem ka sulmuar një lojtar të skuadrës nga Kratova dhe më pas është përjashtuar direkt.

E gjithë situata ka ndodhur pas përfundimit të ndeshjes në Çair. Ali Adem është dënuar me pesë ndeshje. Ademi nuk luajti kundër Voska Sport, Akademia Pandev dhe Strugës dhe nuk do të ketë të drejtë të jetë pjesë e ndeshjeve me Tikveshin dhe Skopjen që luhen para fundit të tetorit.