Ali Ahmeti flet për nipin e tij. Le të hetohet

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Ali Ahmeti,ka votuar mëngjesin e sotëm në Zajaz për zgjedhjet brenda partiake që po zhvillohen në këtë subjekt politik. Pas përfundimit të votimit, Ahmeti ka dhënë edhe një intervistë eksluzive për TV21. I pyetur për rastin e nipit të tij, Drin Ahmeti, për blerjen e Qendrës Tregtare Soravia, Ahmeti u përgjigj se Drini nuk mund t’i shmanget hetimit. Ai siguroi se për këtë nuk do të ketë asnjë amnisti apo strehim nga ana e tij apo e BDI-së.

Marketing

“As Drini nuk mund t’i shmanget hetimit, zbardhjes së vërtetës, për këtë nuk do të ketë asnjë pengesë dhe nuk ka asnjë amnisti apo strehim nga ana ime. Gjithçka çfarë i intereson organeve të shtetit lirshëm të kryhen hetime dhe të zbardhet e vërteta.”- tha Ahmeti.