Ali Ahmeti: Fronti proeuropian një rast historik për gjeneratat e reja, mos të lëshojmë momentin

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka vazhduar takimin me qytetarët e komunës së Tearcës. Para të pranishmëve krahas kryetarit Ahmeti, fjalim rasti kanë mbajtur edhe zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, drejtori Shaban Mehmeti si dhe kryetari i degës së BDI në Tearcë njëherit edhe kryetar komune, Nuhi Neziri.

Marketing

Ali Ahmeti – Kryetar i BDI

U bënë disa javë që jam në takime me njerëz, pasi Pandemia na bëri të mos takohemi me takime tradicionale. Artani e tha se ka shumë frikësime në këto situate shumë të rëndësishme gjeostrategjike dhe në vazhdimësi BDI ka qenë në veprim në procese të rëndësishme por gjithmonë ka dalë forca kundërshtuese që kanë aluduar se ky vend do të shitet, do të bëhët shqipëri, i di unë këto fjalë e këto supozime. Ne nuk jemi patericë e askujt, por sot bashkëqeverisim me LSDM siç kemi qeveris dhe me VMRO-në, kemi qenë vendmarrës për punë të rëndësishme. Mbyllën problematikën me palën greke, me Bullgarinë, ndaj Artan, unë as e ofendova Mickoskin por dhashë vetëm një deklaratë që ai e ka pa luftën veç në televizor, e kam thirrë që të jetë pjesë e një fronti paqësor, për të një ardhmëri më të mirë në këtë vend. Këtë mision për një jetë më të mirë mund ta bëjmë vetëm duke u bashkuar pro BE. Unë i takoj gjeneratës së torturave për mendim të lirë, sot e kemi mendimin e lirë, por sot na duhet mendim kualitativ, për bashkim, pajtim e për të bë më të mirën. Ky është një mision, një moment historik, sepse duke u kyçur në këtë front i shërbejmë ardhmërisë, ndaj unë, Talati dhe të tjerët e dimë se e ardhmja i përkes rinisë, ndaj përkrahim gjenetatat e reja, e jo ti zëmë karriket dhe të mos avansojmë të tjerët. Ky është realiteti, neve na duhet bashkim. Unë 20 vite kam investuar që shqiptarët të bashkohen dhe të numërojmë të arriturat bashkarisht, sepse të mirat tona në me gjak e me djersë i kemi fituar, askush nuk na i fali dhuratë. Fajin mos ta kërkojmë tek të tjerët por tek vetja, ndaj mos bini ne gracka për ndarje, mos realizoni dëshira të armiqëve tane. Unë jam për veting, sepse me hyrje në BE u japim fund të këqijave, duke filluar nga emigracioni e deri tek cilësia jetësore me standarde më të mira, ndaj lëreni të kaluarën por bashkohuni dhe forcohuni. Sot është koha e modernizimit, që të ju japim përparësi meritorëve, sepse sot ecët me cilësi përpara. Në Europe hyhet me cilësi, tha Ahmeti. dhe këshillin rinor. Neve tashmë na duhet ndërtimi I Shtëpisë së Kulturës në komunën tonë, me kushte dhe hapësira multi-funksionale, ndaj pres mbështetje për këtë projekt. Kryefjala e BDI-së gjithmonë ka qenë “Bashkë”, ndaj duhet unifikuar dhe bashkë të ecim përpara drejt BE-së, theksoi Osmani.

Ylldrita Salihi – Sekretare e degës së BDI-së në Tearcë

Unë jam munduar gjithmoën që potencialin tim gjithmonë ta drejtoj drejt kauzave të duhura, sot e drejtoj drejt kauzës pro BE. Pikërisht është BDI që ndër vite bëri më të mirën, pavarësisht se ndonjëherë ishte më e vështira. Ta bësh këtë vend më të mirë dhe më të jetueshë, është përgjëgjësi ndaj atyre që luftuan dhe u flijuan për liri dhe këtë e bëri lideri ynë, Ali Ahmeti. Falenderoj gratë e BDI-së, ju jeni vela më e fuqishme e anijes sonë. Punët duhet ti jetësojmë të gjithë së bashku ndaj ju them me bindje se BDI ka qenë dhe mbetet Një, sqaroi Salihi.