Ali Ahmeti: Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur në Çim Peka Live edhe për përgjimin ku u kap ish-kryeministri Zoran Zaev, i cili thoshte se shqiptarët nuk vlejnë as 5 para.

Marketing

Është populli që më çon në opozitë, jo Zoran Zaevi. Më ka mbetur hatri me Zaevin që tha që shqiptarët nuk vlejnë as 5 para. Janë mbi 100 mijë përgjime dhe në asnjë moment nuk gjenden fyerje për bashkëatdhetarët e mi maqedonë.

Jam i zhgënjyer edhe nga partitë maqedone që hynë në panik, kur unë shpalosa idenë. Të isha në vendin e tyre do i përshëndesja për guximin.’