Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në vitin 2009 në Kongresin e dytë zgjedhor të BDI-së në Shkup përcakton synimin për deetnizim të pozitave monoetnike dhe fton edhe partitë tjera politike ta realizojnë synimin për kryeministër shqiptar.
“SI ta ndërtojmë lojalitetin kur, nga 12 vende udhëheqëse kryesore në shtet asnjëri nuk është shqiptar, nga Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, as ministri i Punëve të Jashtme, i Mbrojtjes, i Punëve të Brendshme, Shefi i Shtatmadhorisë, udhëheqësi i sigurimit publik dhe atij shtetëror, Guvernatori i Bankës Popullore, Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Kryeprokurori, asnjëri prej tyre nuk është shqiptar, mbetet që me angazhimin tonë dhe subjekteve tjera kjo të përmirësohet” është shprehur Ali Ahmeti në vitin 2009.
Ndryshe kryetari i BDi-së Ahmeti në prag të zgjedhjeve të korrikut ka dalur me idenë se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministër të jetë shqiptar, që ka hasur në reagime të shumta nga pala maqedonase./TS/
https://www.facebook.com/GrubiArtan/videos/10220670037934785/?t=25