Ali Ahmeti në Dibër: Me doktor Hekuran Dukën të gjithë do të dalim faqebardhë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, qëndroi në qytetin e Dibrës në kuadër të fushatës për zgjedhjet komunale për të përkrahur kandidatin e saj, dr. Hekuran Dukën dhe për të ju bërë thirrje njëkohësisht qytetarëve që të votojnë për kandidatin konsensual për president z. Pendarovski, konceptin e konsensualitetit, për konceptin që do të drejtoj shtetin drejt NATO-së dhe Bashkimit Evropian. Lideri i BDI-së u shpreh se partia e tij dhe tërë ekzekutiv qëndron pas Programit të kandidatit Duka që ka prezantuar gjatë kësaj fushate.

Marketing

“Unë këtu kam ardhur që ti them Hekuranit që do t’i qëndrojmë pas, pas gjithave projekteve dhe programit që juve ua ka prezantuar. Kam ardhur me të gjithë bashkëpunëtorët që ti qëndrojmë pas Hekuranit që ai dhe ne të mos turpërohemi, por të dalim faqebardhë dhe krenar në realizimin e të gjitha detyrave dhe obligimeve që dalin nga programi i tij dhe nga programi ynë,” potencoi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së, Ahmeti shtoi se të gjithë së bashku, shqiptarët, turqit, romët dhe maqedonasit duhet të jen në përkrahje të vizionit të Hekuran Dukës, të ofertës e cila materializohet dhe është e zbatueshme.

“Ka edhe oponentë të tjerë por nuk dua të merrem me ata pasi duke e parë Hekuranin në debate publike me të vërtet i ngjante sikur i jep mësim një filloristi. Unë si gjithë ju që keni besuar, besoj se Hekurani do ti shpije të gjithë punët përpara dhe do ta vlerësoni, por ama ne duam dhe qëndrojmë fortë që të dalim faqebardhë dhe asnjëherë nuk jemi turpëruar as Hekurani nuk ka qenë i turpëruar dhe as që do të turpërohet ka qenë dhe do të mbetet krenar dhe krenaria e Dibrës.

I dashur Hekuran ne kemi bërë një punë modeste pasi punën më të madhe e keni bërë ju vetë, bashkë me bashkëqytetarët tuaj të Dibrës, ndërsa ne jemi përpjek në mënyrë simbolike që të ju përkrahim, ndihmojmë që Hekuranin ta bëjmë çelik dhe me 21 prill Hekuran do të jesh më i fortë se hekuri, do të jesh si çelik dhe si çelik do ti prijë Dibrës në vijim. Ju ftoj të gjithë të votoni Hekuran Dukën numrin 1 dhe kështu do të ndërtojmë familjet tona. Njëherë ju ftoj që të votoni me 21 prill edhe kandidatin për president Z.Stevo Pendarovski me numrin 3, ” u shpreh lideri i BDI Ali Ahmeti.