Ali Ahmeti nga Gostivari: Ballkanit Perendimor i duhet pajtim dhe integrim në BE

Edhe sot, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorë ka vazhduar takimet dhe bashkëbisedimet me qytetarët e komunës së Gostivarit, më saktësisht me ata të Debreshit, Mirditës, Ravenit, Reçanit, Vërtokut dhe Zdunjës.

Marketing

Para të pranishmëve, përveç kryetarit Ahmeti me fjalë rasti janë drejtuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm i BDI Faton Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Gostivar Valdet Xhaferi si dhe deputetja Vjollca Latifi Ademi.

Ali Ahmeti – Kryetari i BDI
“Njëri nga pjesmarrësit aty me ca ligjerata arkaike se duhet parë statusi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sepse shqiptarët janë tepër të avancuar dhe komunitetet tjera janë nivele më të ulta. Me thënë të drejtën më gërvishi, në të kaluarën e dhimbshme të shqiptarëve dhe historisë tonë. Më bëri përshtypje se si nuk mësuan këto nga e kaluara. Qoftë subjekt, ose komunitet nëse nuk nxjerr mësim nga e kaluara nuk ka të ardhme. Ju drejtova kështu, ne shqiptarët kemi rilindasin Gjergj Fishta i cili thotë se vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë. Ne vërtetë kemi gjuhë e kuluturë të ndarë, por Maqedoninë e kemi bashkë. E për këtë ne punojmë, dashuria ndaj vendit nuk matet me kilogram. Duhet të përcaktohemi a jemi me Moskën ose Brukselin. Jemi tek e kaluara apo tek e ardhmja. E ardhmja jonë nuk ka alternativë tjetër përpos integrimit në BE. Për ne është shumë e rëndësishme stabiliteti. Mendoj për këta vite që jemi kontribues jemi për forcim të stabilitetit, pavarësisht faktit se disa parti maqedonase nuk investojnë shumë për t’i bindur qytetarët se ky shtet është i joni e i përbashkët. Por ata ju thonë, shqiptarët na e morrën shtetin, ku do ta çojmë ne atë. Ne nuk ndryshojmë kufij, por ama nuk jemi edhe qiraxhinj, ta harrojnë ata. Nuk punojmë për atë që nuk na takon, por ama shteti nuk mund të jetë vetëm i njërës palë. Le ta harojnë, nuk ka më mbivotime, e diskriminime mbi baza etnike, mirëpo edhe shumë punë kemi për të bërë. Jo- rastësisht kërkojmë vetting, duke filluar nga politikanët. Nuk kemi nguruar të themi, le të fillojë nga kreu i BDI-së, sepse përpjekjet e vazhdueshme duhet bëhen, lufta kundër krimit dhe korupsionit është obligim. A do të pasurohet BE-ja me thesaret e puset e naftës, jo. Të izoluar e të vetmuar nuk mudemi t’i bëjmë e realizojmë qëllimet madhore në drejtim të ritjes së standardit. Iku koha e patriotizmave, iku koha e ndarjeve, blloqeve, luftrave ndër-fetare, jemi pjesë e Europës, ne jemi Europë. Deri në luftën e dytë botëtrore, luftrat kanë qenë fetare, ne kemi pësuar shumë. Tash ta shohim me syrin e së ardhmes se si të veprojmë. Popujve ju duhet pajtimi, vëllezër e motra, hasmi o falet o vritet, nëse nuk e fal, vrite por jo var e pa rrjepë, Ballkanit Perendimorë i duhet pajtimi. Kjo do të ndodhë, edhe atë do të ndodhë sikur dita e sotme. Kishte skepticizëm edhe për anëtarësim në NATO, po edhe për Marrëveshjen e Ohrit. Për vlerat që duam t’i ndërtojmë të mos i kërkojmë fajtorët tek të tjerët, por t’i kërkojmë tek ne, ata i kemi, nga Struga deri në Likovë. Rrugët, komunat e infrastrukturën duhet ne ta bëjmë, të mirat duhet t’i instalojmë vet. Ka legjenda e përralla që dëgjohet, në mesin e tyre ka edhe të vërteta. Krijimi i shumicës, LSDM-VMRO është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë sepse luftrat që deri para 20 vitesh pikërisht janë shkaktuar nga barazia mes etnive. Mund dhe ka forca që mendojnë këtë, por në këtë vend ka edhe forca progressive. LSDM-ja është në krye të detyrës, nuk ka shumicë të re, pavarësisht të ndonjë akrobati për shumicë të re, ju them se koalicioni funskionon dhe është stabil dhe zgjedhje do të ketë në 2024, o do jenë bashkë me ato presideciale o pas atyre. Të mos bëjmë shpenzime, t’i mbajmë edhe zgjedhjet presidenciale edhe parlamentare. Kemi fituar për 20 vite dhe do të vazhdojmë, sepse punët e mëdha duan mbështetje të fortë e gjithë popullore. Unë nuk do isha i fortë pa shumë shokë, këto suksese janë të përbashkëta dhe bashkë t’i shtyejmë nuk e kemi lehtë, ka filluar skriningu, përfundon në nëntor, thirret mbledhja e përbashkët me BE, deri në atë periudhë ne duhet ta ndryshojmë kushtetutën, Partitë politike duhet t’u japin zemër qytetarëve, Maqedonia dhe maqedonasit do të legjitimohen dhe ne na kanë aleatë dhe asnjëherë humbës nuk do jem. Na keni pas gjithnjë krah”, ka thënë Ahmeti.

Talat Xhaferi – Kryetar i Kuvendit
“Ata që marrin vesh nuk duan përsëritje. Ata e marrin vesh menjëherë. Më vijnë shumë sugjerime, më thanë të heshti, por ju them se ndonjëherë heshtja flet më shumë se sa kur ata flasin. Talat Xhaferi është anëtarë i BDI-së që nga themelimi i saj, me të drejta të plota, Talat Xhaferi është përfaqësues i shqiptarëve dhe nuk do mend që Xhaferi është edhe kryetari i Kuvendit, kjo është përgjigja për ato që kanë dilemma. Jam me status të përgjegjësisë ndaj banorëve që më votuan. Më thanë se kam folë shumë në Çegran, nuk dua që të flas shumë, nëse dikush është i eksponuar ai jam unë, jam çdo ditë përpara jush së paku ju të Gostivarit e dini që unë jam present gjithnjë para jush që të reflektoj se jam në mes të popullit sepse vij nga populli. Jam në mesin tuaj për çdo ditë, nëse ka nevojë edhe për të luajtur gurë e për t’i fituar shokët e mi. Artani na tha se na duhet unitet. Jemi të vetëdijshëm se edhe në shtëpi kemi pakënaqësi. Është mirë që të gjithë ne që ja kemi pa të mirën BDI-së, përfshirë edhe veten, që më është besuar çdo detyrë është obligim dhe përgjegjësi që tu dalim zot, ajo ju nderon juve bashkëvendas, secili duhet të japim llogari për të bëmat dhe të pa bëmat. Nëse nuk mundet t’i bëj ato detyra është e ndershme të thotë, unë nuk mundem”, deklaroi Xhaferi.

Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë
“BDI-ja nuk është parti do-sido, është frymë që trashëgon lirinë, UÇK-në, UÇK-në e Peeshevës, të Kosovës e cila më pas u kanalizua në institucione përmes partive. Në 98 duhej kallashi, në 2002 duhej lapsi, dija dhe vota. Për çdo gjeneratë e kishte përgjigjen e vet. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, vazhdoi me universitetet, marrjen e komunave që u mohua me vite për shqiptarët. Për atë betejë i kishte luftëtarët më të mirë. Kishte kohë për t’i rënë tavolinës kur duhej, u bënë shumë punë u rumbullakësuan të gjitha kërkesat e Marrëveshjes së Ohrit, dolën sfida të reja, duhej prap të ishin flamurtarë. Nuk mund ta lëmë vendin në fatin e anketës së publikuar dje në drejtim të Rusisë. Prandaj, BDI-ja, kryetari dhe të gjithë i dhanë besimin gjeneratës përkatëse dhe i’a dolëm, tash jemi anëtarë të NATO-s, i hapëm edhe bisedimet me BE-në. Edhe në atë kohë duhej një gjeneratë duhej kuadër i BDI-së, filluam me të drejtat e shqiptarëve, integrimin. Tash është koha për infrastrukturë, ekonomi dhe zhvillim. Në këtë vit janë gjetur njerëz përkatës për të vazhduar rrugën e për t’u dalë përballë sfidave, nuk jemi njëjtë siç ishin në 2002. Jam shumë mirënjohës për të gjithë besimin që kuadrot e BDI-së u kanë dhënë qytetarëve. Ato në 2002, kanë pasur sukses, kanë pasur edhe më më vonë po edhe në vitin 2022. Kuadrot më të mirë i kemi pasur dhe vazhdojmë t’i kemi. Ministrat e BDI-së janë 5 doktor shkencash dhe një doktorant, por këtë nuk e flasim hapur. BDI-ja ka më shumë doktora shkencash se sa LSDM-ja, këtë e ka pranuar edhe Apasievi i Levicës. Këtë e keni thënë ju, jemi më mirë se kurdoherë, nga ju e kam dëgjuar”, tha Grubi.

Faton Ahmeti – Sekretar gjeneral i BDI
“Përderisa kryetari Ahmeti dëgjon hallet e qytetarëve, një kuadër i BDI-së viziton trevat e rezikshme në Kiev. Kryetari ynë ka ditur gjithmonë më së miri t’i artikulojë kërkesat e shqiptarëve dhe gjithmonë ka ditur të zgjedhë kuadrot. Jemi partia e parë, që organet partiake i zgjodhi në mënyrën, një anëtarë një votë. Struktura jonë pati rastin të zgjedhë organet me votë. Zgjedhje do të ketë edhe në degët të cilët nuk u përfshijnë së fundmi dhe BDI-ja do të rinohet edhe më shumë. Ali Ahmeti neve të rinjëve na i hapi dhe shtroi rrugët dhe na ngelet neve që me përkushtim t’i ecim proceset përpara”, tha Ahmeti.

Valdet Xhaferi – Kryetar i degës së BDI-së Gostivar
“Kemi folur shumë unë si kryetar bashkë me të gjithë ekipin e strukturat, jemi në gjendje gatishmërie për të gjithë ju. Këtë jemi munduar ta dëshmojmë gjatë kësaj periudhe dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse ky është obligim i dhënë nga lideri dhe borxh ndaj jush. BDI-ja këto takime i realizon edhe kur nuk ka zgjedhje, mundohemi të ndëgjojmë gjithmonë zërin tuaj, po edhe kritikat. Porosi për të gjithë qytetarët, dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë, pavarësisht bindjeve që kemi pasur në të kaluarën. Jemi këtu për t’u shërbyer juve, sepse sytë e veshët nuk i kemi për të dëgjuar e parë veten por për të dëgjuar hallet dhe obligimet e qytetarëve. Jam i bindur se ne bashkërisht do të dalim faqebardhë”, tha Xhaferi.

Vjollca Latifi Ademi – Deputete
“Ju jeni dëshmitarë të arritjeve të cilët i gëzojmë. Kryetari nuk na le të merremi me të tjerët, kërkoj ndjesë, të dashur bashkëvendas, jeni dëshmitarë të deklaratave të VMRO-së për Reçicën, më duket si gjeli në maje të plepit, harron mjerani se shqiptarët janë vendimtarë, duke përdorur disa parti të vogla si patericë, i bëj të fala nga këtu, mos të sheh ëndrra me sy çelë. Ëndrrën tonë të përbashkët do ta realizojmë, integrimi në BE nuk ka alternativë”, deklaroi Latifi.

Marketing