Ali Ahmeti nga Sllupçani: Për flamur e gjuhë amëtare, zgjohen prapë dhe dëshmorët ndër varre!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Manifestimi tradicional ” Zona e lirë në Karadakun e pamposhtur” në Sllupçan tha se viti 2001 shënoi kthesë në historinë e vendit, sepse me luftë, mund e sakrificë shqiptarët fituar të drejtat e tyre të cilat iu takonin.

Marketing

“Kur e filluam luftën, armiku nuk e dinte se nënat shqiptare i kanë rritur fëmijët e tyre në djepa prej prushi. Ata nuk e dinin se shqiptarit po ia shkele barin mbi varre, nuk ta fal. Ne nuk i falem diskriminimet, përbuzjen dhe padrejtësitë që na u bënë, ndaj me luftë, gjakë dhe meritë i fituam të drejtat tona. Për flamur e gjuhë amëtarë zgjohen dhe dëshmorët ndër varre. Ndaj sot këto të drejta dhe liri që i gëzojmë, janë kontribut i këtyre bij dhe bijave që dhanë jetën për idealin e lirisë”, u shpreh Ahmeti.