Ali Ahmeti- një lider i madh që di të falë

Shkruan: TetovaSot

Marketing

Njerëzit nuk rijnë bashkë sepse nuk grinden, por sepse dinë të falin. Ali Ahmeti di të falë. Kjo e bën atë politikanin tradicional shqiptar që nuk i ka inatet me të tijat.
Ai edhe në këtë zgjedhje tregoi se nuk dominon vetëm e gjelbërta e fushatës së tij, por edhe të rinjtë që janë promotorë të ndryshimit.

Por, inatet e të tjerëve me të në këtë fushatë kaluan çdo cak.
Ali Ahmeti sërish me një urtësi të paimagjinueshme nuk ia ktheu askujt ato që thanë për të. Kjo sepse ai ka kaluar në shumë më tepër sfida dhe rreziqe në jetën e tij prej guerili dhe politikani.

Ai në fakt e solli edhe këtë liri që njerëzit të shprehen lirshëm kudo, qoftë politikanët, qoftë të tjerët me komente në rrjete sociale dhe jo vetëm.
Ali Ahmeti moti e ka kaluar këtë gjendje dhe këto inate dhe mëri tani po i mbysin të tjerët që nuk po e frenojnë fjalorin e tyre të ulët e fyes kundër çdokujt që nuk është me ta dhe nuk mendon si ta.

Ali Ahmeti nuk ia ktheu Taravarit në të njëjtën monedhë. Ai vetëm i tha se ka gabuar dhe këtë nuk ia lejon etika e një mjeku siç është ai.

Ia tha në mënyrën më fine, më korrekte dhe nuk ra në grackën e tij.
Kjo është madhështia e një politikani të madh dhe të përulur që nuk fyen të tjerët kurrë .
Kjo qetësi e tij prej vitesh, ka bërë për vete shqiptarët sepse ai nuk është përçarësi, ofenduesi dhe etiketuesi.

Madje, ai kurrë nuk tha një fjalë të vetme për kundërshtarët politik. Edhe kësaj radhe ai tha se betejën në zgjedhje e bën me VMRO-në dhe me askënd tjetër.

Të tjerët kanë bërë pakte me parti maqedonase vetëm e vetëm që të mbijetojnë politikisht duke ulur çmimin e shqiptarëve nga një grup i vogël politikanësh inferiorë që shpërfaqen para dite dhe në mbrëmje nuk janë më sepse kaq e kanë forcën e tyre politike.
Ali Ahmeti i mposhti të gjithë edhe në këtë fushatë, kaq evropiane.

Ai nuk u morr me askënd.
Lejoi të rinjtë të bëjnë diçka ndryshe dhe zgjoi peshë zemrat rinore me këngë që janë pasioni i po të rinjve dhe që nuk munguan në fushatë.

Ai e fali Menduh Thaçin, e fali edhe Musa Xhaferin edhe Gëzim Ostrenin dhe në fund edhe Taravarin

Andaj Ai fiton dhe do të fitojë, sepse ai di të falë.

Marketing