Ndeshjen e madhe historike midis Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës e ka komentuar edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti .
Me këtë rast kreu i BDI-së ka dhënë edhe parashikimin e tij për këtë sfidë të madhe në një lidhje direkte në një emision në RTK.
Ali Ahmeti ka thënë se në këtë ndeshje le të fitojë më i miri.
Kosova , fillimet që i kam ndjekur, më duket se ka patur motiv shumë më tepër ndërsa kohëve të fundit ka pak zbehje të paktën mua më duket kështu ka deklaruar lideri i BDI-së
Ahmeti ka thënë se në këtë ndeshje barazim nuk mund të ketë .
Mysafirët sipas Ahmetit bën mirë që të kthehen me fitore është shprehur lideri i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.