Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e dhënë për televizionin Klan të Maqedonisë ka folur edhe për akuzat e opozitës dhe kërkesave për ta pensionuar BDI-në nga pushteti.
“Të gjitha matjet, sondazhet, anketat, vullneti i qytetarëve, e nxjerrin një BDI fitimtare, por këtë do e thënë qytetaret, ne jemi përpjekur të bëjmë punën tonë.” tha Ahmeti.
Gazetari Xhezairi parashtroi dilemën e opozitës për pabarazinë e shqiptarëve në ndarjen e pushtetit dhe të mirave nga pushteti, parave dhe resurseve.
“Buxheti i shtetit vendoset me konsensus. Pjesëmarrës në përpilimin e buxhetit janë kryetarët e komunave, ministrat, funksionarët. Ne kemi vendosur standarde evropiane sipas Marrëveshjes së Ohrit për decentralizim të theksuar dhe këtu kemi dallime me partitë e koalicionit.” theksoi Ahmeti.
TV KLAN MAQEDONIDEBAT
Publiée par Ali Ahmeti sur Lundi 27 janvier 2020