Ali Ahmeti: Unë i besoj pa rezervë Amerikës

Shqiptarët pa rezervë duhet t’i besojnë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Amerika pa asnjë hile është e angazhuar për të mirën e shqiptarëve. Unë jam dëshmitarë dhe i kam përjetuar këto situata. Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë intervistës së tij për emisionin RUBIKON në Klan Kosova.

Marketing

“Politika e Amerikës nuk ndryshon, aparati i tyre shtetëror nuk ndryshon, por mund të ndryshojnë politikat që kanë të bëjnë me ekonominë, politikat më të mëdha globale, por ato qëndrime që SHBA-të kanë ndërtuar para 20 viteve mbi Ballkanin, këto qëndrime nuk ndryshojnë”, thotë Ahmeti.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=301062534271110&ref=watch_permalink

Marketing