Ballina Aktuale Ali Ahmeti: Vetingu është domosdoshmëri

Ali Ahmeti: Vetingu është domosdoshmëri

Sonte, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, në intervistën e drejtpërdrejt në televizionin Klan të Maqedonisë ka folur edhe sundimin e ligjit dhe drejtësinë selektive.

Marketing

I pyetur rreth zhvillimeve që ndërlidhën me prokurorinë speciale, Ahmeti rikujtoi qëndrimin e BDI për Veting.

“Vendi jonë ka nevojë urgjente për Veting. Veting për politikanë, ministra, deputetë, kryetar komunash, gjykatës, prokurorë dhe për të gjithë. BDI është partia e vetme që ka kërkuar të hetohet nga prokuroria. Unë vet kam kërkuar asokohe nga Katica Janeva sepse po përballemi me shpifje një pas një. Prandaj e kërkojmë si domosdoshmëri sundimin e ligjit nëpërmjet të vetingut.” tha Ahmeti.

Ahmeti më pastaj theksoi që me vetingun dhe sundimin e ligjit arrihet edhe tek drejtësia joselektive si parakusht për zhvillimin ekonomik dhe parashikueshmëri ligjore.

Marketing
Exit mobile version