Alimi takoi Vasalon: Maqedonia i meriton negociatat për anëtarësim

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ejup Alimi, sot u takua me Zëvendës Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë Veriore, Xhulien Vasalo.

Marketing

Në takim u diskutua për situatën politike në vend, sundimin e ligjit, veton, si dhe situatën në të cilën vendi ynë është në prag të marrjes së një date për fillimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Europian.

Alimi falënderoi për mbështetjen që vendi ynë merr nga delegacioni i BE në vend, duke theksuar se ai pret një rezultat pozitiv këto ditë në lidhje me marrjen e një date për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE.
Deputeti Alimi theksoi se përparësia do të jetë fokusi i reformave për shtetin e së drejtës, përfundimi i praktikës së drejtësisë selektive dhe vettingun për të gjithë mbajtësit e postit publik, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi një shtet të fortë i cili së shpejti do të bëhet anëtar i BE-së dhe NATO-s.

Vasalo, duke dëshiruar të kapërcejë mosmarrëveshjet midis shteteve anëtare të Bashkimit Europian, theksoi se Republikës së Maqedonisë Veriore meriton t’i jepet një datë për fillimin e negociatave dhe sinqerisht pret që kjo të ndodh.
Në fund, deputeti Alimi tha se ai mbetet i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me zyrën e Bashkimit Europian në vend, duke theksuar se vendin e presin shumë punë dhe reforma përpara për integrimin e plotë të vendit në strukturat Euro-Atlantike.