Pas ngjarjeve të sotme, se a do të paraqitet ose jo vrasësi i Almir Aliut në burg, Boban Iliçi ka reaguar avokati i familjarëve të Almirit, Asmir Alispahiç.
Ai duke shpërndarë informacionin se edhe Boban Iliçi duhet të paraqitet në burg, ka pyetur:
“Deri kur kështu? Çfarë nëse nuk do të reagonte publiku?”, transmeton TV21.
Anulohet vendimi, babai i Almirit duhet të paraqitet në burg
Anulohet vendimi, sërish Boban Iliçi duhet të paraqitet në burg
Kjo deklaratë e tij vjen pasi në fillim u tha se Boban Iliçit i ishte shtyrë mbajtja e dënimit për 3 muaj, ndërkaq e njëjta nuk ndodhi edhe me familjarët e Almir Aliut për të cilët u refuzua ankesa dhe u tha se do të duhet të paraqiten me burg.
Por, pas gjithë kësaj u tha se edhe Iliçi duhet të paraqitet në burg, pasi Prokuroria është ankuar ndaj vendimit paraprak të Gjykatës Themelore të Kumanovës./TV21