Këtë e tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti në diskutimin e sotëm publik për këto dy ligje të organizuar nga MSHIA.

Duke qenë se kohët e fundit po flitet shumë për abuzimin me mjetin balancues, ministri theksoi se me zgjidhjen e re ligjore nuk do të mund të abuzohet më.

“Kjo do të thotë se kandidati i cili do të aplikojë për një vend pune, pasi të ketë përzgjedhur kombësi maqedonase, shqiptare, turke apo tjetër, nuk do të mund ta ndryshojë atë, siç është rasti me numrin amë, që nuk mund të ndryshohet”, tha Aliti.

Ai përmendi se do të bëhen reforma të caktuara në administratë, pasi siç tha ai, ekziston një vakum i tillë në kornizën ekzistuese ligjore që u jep mundësi partive politike të punësojnë militantët e tyre.