“Alternativa” 100 ditë në qeveri, Gashi: Kriza me impakt në zbatimin e marrëveshjes

Pas njëqind ditë pjesë e qeverisë, nga “Alternativa” e Afrim Gashit thonë se megjithatë mbeten optimistë që në qershor vendi të hapë negociatat me Bashkimin Evropian si një nga kushtet për të cilat ishin zotuar për të qenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës. Funksionarët e “Alternativës” janë plotësisht të përkushtuar në këtë drejtim, deklaron Gashi, teksa shtoi se procesi nuk varet vetëm nga subjekti që drejton ai.

Marketing

“Nuk mund të paragjykojmë, por mund të ju them se ofensiva diplomatike për zgjidhjen e këtij kontesti apo për fillimin e hapjes së negociatave të Maqedonisë me BE-në janë mjaft serioze, janë shumë të pritshme dhe unë jam optimist se mund të hapen, a mund të flas se kjo mund të ndodhë jo por përveç paraqitjeve publike të krerëve të shteteve tona, Bullgarisë dhe Maqedonisë, në dimensionin tjetër prapa kuintave apo perdeve në kanalet diplomatike po zhvillohet një betejë e ashpër që ky problem të zgjidhet.”,- deklaroi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Ndërsa për kushtin tjetër për të cilin “Alternativa” ishte zotuar e që ka të bëjë me rastet gjyqësore që dyshohet se mund të kenë implikime politike, vetë kreu i kësaj partie thotë se po presin ditë më të mira.

“Kam dakordim me kryeministrin Kovaçevski që letrën për KE-në ta dërgojmë që sot dhe nuk ka edhe asnjë pengesë të vetme vendore që e ndalon këtë, por pas disa konsultimeve që i kam bërë me disa miq ndërkombëtarë, këshilla e tyre ka qenë që të gjendet një moment më i përshtatshëm për këtë kërkesë ngase duke u gjendur në vlugun e krizës së Ukrainës letra e tillë mund të rrezikojë që të mos gjejë pranues që do ta trajtojë dhe të përgjigjen ashtu.”,- theksoi kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Sipas Gashit, dinamika e krizës globale dhe vendore ka ndikuar edhe në përmbushjen e marrëveshjes me partnerin e koalicionit për qeverisje të përbashkët.