AlternAtivA: Drejtori Shpend Tahiri, kryeheroi i zbulimit të ikjes nga burgu i Idrizovës

Aksioni i djeshëm në burgun e Idrizovës, që rezultoi me zbulimin e një
tuneli që ishte gërmuar një kohë të gjatë për të ikur të burgosurit, ka
ardhur pikërisht si rezultat i angazhimit të drejtorit të Alternativës
aty, Shpend Tahiri. Prandaj, të thuhet se drejtori i burgut të Idrizovës
është shkarkuar si ndëshkim për këtë jo vetëm që është tejet e ulët, por
është edhe mosmirënjohje ndaj njeriut që deri në ditën e fundit të punës
së tij ka punuar pa asnjë aferë dhe pa asnjë akuzë nga askush për
korrektësinë ndaj punës së tij. Për fat të keq, më shumë mirënjohje për
punën e tij shfaqin miqtë tanë ndërkombëtarë sesa drejtuesit e
institucioneve tona shtetërore.

Marketing

Sidoqoftë, pikërisht falë menaxhimit të ndërgjegjshëm të institucionit
të burgut nga drejtori Shpend Tahiri janë zbuluar, janë penguar dhe janë
ndëshkuar pa fund përpjekje për të ikur, për të futur narkotikë në burg,
ndërsa zbulimi i tunelit është vula e suksesit të tij. Në të vërtetë, ky
aksion zbulues është përgatitur tashmë një kohë më të gjatë dhe do të
regjistrohet si suksesi historik i një drejtori të burgut të Idrizovës.
Është për të ardhur keq që Ministria e Punëve të Brendshme mburret me
punën e dikujt që duke e rrezikuar edhe jetën dhe familjen e tij ka
punuar me dinjitetin dhe ndërgjegjen më të lartë profesionale në
institucionin mbase më të vështirë për t’u menaxhuar në shtet.
Për informacion të opinionit, Shpend Tahiri është shkarkuar vetëm sepse
ka qenë kuadër i Alternativës. Por, siç duket, narciozoidët e dinastisë
së BDI dhe besëprerët e LSDM-së, janë alergjikë ndaj sukseseve të dikujt
tjetër.

Por, ne duam t’ua kujtojmë se nuk i ka fajet Shpendi ynë që këto dy
parti po i shijojnë ditët e fundit të pushtetit të tyre dhe kjo gjendje
në panik i bën të reagojnë në dëm të interesave shtetërore. Një film i
parë qëmoti prej tyre.