Alternativa e tërheq kandidatin per kryetar të kësaj komune!?

Po ju drejtohemi sot për çështjen e kandidaturës së kryetarit të Komunës së Kërçovës. Siç e dini, në
emër të koalicionit AlternAtiva & Aleanca për Shqiptarë, ne e kishim të drejtën ta propozojmë
kandidatin për kryetar të Komunës së Kërçovës dhe ky emër ishte Mazllam Osmani – anëtar i Kryesisë
Qendrore të Alternativës.
Megjithatë, sot kur dorëzohen kandidaturat, jemi këtu për të thënë se ne nuk mund të bëjmë asnjë
veprim që mund të jetë në dëm të shqiptarëve. Ne gjykojmë se Kërçova është peshorja e ndërgjegjes
sonë kombëtare.
Ndonëse përçarja e votës ka filluar qëkur BDI-ja insiston me ngulm që të nxjerrë kandidat puropartiak
dhe atë ta shesë në emër të kombit, ne nuk duam të jemi aktorë në temën e përçarjes së votës
shqiptare. Duke qenë të prirë për t’i vendosur interesat kombëtare para atyre partiake, por edhe duke e
respektuar thirrjen e mërgatës për unifikim, ne disa herë në të kaluarën kemi bërë thirrje që në Kërçovë
të kandidojmë me një kandidat të përbashkët shqiptar, por kjo nuk ka ndodhur pikërisht për shkak të
insistimit të BDI-së për kandidat partiak.
Sidoqoftë, ne jemi sot këtu që – duke e respektuar edhe kësaj radhe thirrjen e mërgatës sonë atdhetare
– t’ju themi se Mazllam Osmani nuk është në garë për kryetar të Kërçovës. Ne tërhiqemi nga gara, sepse
nuk dëshirojmë ta rrezikojmë fitoren shqiptare të Kërçovës.
Mbetemi me shpresë se Kërçova do të frymojë përsëri shqip, ndërsa ata që insistojnë me kandidatura të
konsumuara partiake u qoftë për nder dëmi që mund ta bëjnë!

Marketing