Ballina Lajme Maqedoni Alternativa: Kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’i merret liçenca

Alternativa: Kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’i merret liçenca

Zhvillimet e ditëve të fundit po shfaqin simptomat e njëmendësisë
njëzetvjeçare të qeverisjes kriminale të BDI-së ku depërtimi në çdo
institucion të shtetit në vepër po dëshmon tendenca të papara kriminale.
Pikërisht këtë kapje të sistemit e kemi parasysh kur si opozitë
insistojmë ta marrim anëtarin e KSHZ-së i cili na takon me ligj.

Marketing

Rasti i sulmit brutal mbi kontorllorët e fluturimeve nxori në shesh se
ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë
sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të
kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e
kanë parandaluar këtë sulm. Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur
opinioni është i njohur se pronari i kësaj kompanie është i afërt me
liderin e BDI-së. Për të mos mjaftuar kjo, dje në Spitalin e
Gjinekologjisë në Shkup, personeli i sigurimit, çuditësisht edhe në këtë
spital tenderin për sigurim e ka e njëjta kompani, ka rrahur një të
moshuar pa asnjë faj. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne,
njëri nga dy punëtorët e sigurimit madje nuk disponon as me liçencë të
patjetërsueshme për ushtirmin e këtij profesioni.

Urgjentisht apelojmë që kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata
për sigurimin e hapësirave të MNAV. Apelojmë deri tek Ministria e Punëve
të brendshme dhe organet përkatëse të merr masa për të vërtetuar pohimet
tona dhe kompanisë në fjalë t’i merret liçenca e punës.

Për në fund edhe një pyetje shpërblyese, a e ka parë dikush Islam
Abazin, apo mos është vetëkidnapuar diku?! Çka më shumë duhet të ndodhë
që ky zotëri të veprojë në bazë të detyrimeve ligjore që i ka?!

Exit mobile version