Ballina Lajme Maqedoni AlternAtivA: Ministrja Petrovska sot e dëshmoi atë që e dimë ne për...

AlternAtivA: Ministrja Petrovska sot e dëshmoi atë që e dimë ne për keqpërdorimet seksuale në ARM

Sot opinioni në vend dhe më gjerë u trondit me informacionin se për t’u
avancuar femrat në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të
dhurojnë shërbime seksuale ndaj gjeneralëve. Përveç korrupsionit aktiv,
që është i dukshëm dhe që ka marrë përmasa të frikshme, sipas të gjitha
statistikave edhe nga institucionet relevante ndërkombëtare, tash po del
se në ARM kërkohen edhe favore seksuale nga ushtaret dhe eproret femra.
Një gjë të këtillë sot me zë e pohoi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka
Petrovska, duke u arsyetuar se është hapur procedurë penale dhe se në
atë procedurë nuk ka të drejtë të përzihet.
Maqedonia e Veriut, si një vend anëtar i NATO-s, duhet të jetë
shëmbëlltyrë e disiplinës dhe përfaqësimit të drejtë dhe adekuat gjinor,
racor dhe etnik. Fatkeqësisht, Armata e Maqedonisë së Veriut, prej së
cilës varet siguria e shtetit dhe jetës së qytetarëve në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, po del se është shndërruar në një ambient toksik
dhe të pasigurt për gjininë femërore. Që të jetë habia ende më e madhe,
me këtë institucion udhëheq një grua, e cila deri më tani e ka fshehur
këtë gjë dhe nuk ka folur haptas për skandalet seksuale që e kanë
kapluar këtë dikaster.
Departamenti i Mbrojtjes i partisë politike AlternAtivA kërkon që sa më
shpejt të zbardhen rastet e këtilla dhe gjeneralëve që janë të akuzuar
për vepra të këtilla përgjithmonë t’u ndalohet veprimtaria dhe puna në
të gjitha institucionet e sigurisë së vendit.

Marketing
Exit mobile version