18:57 | 30 Prill 2021
18:57 | 30 Prill 2021
Skuadra e Milanit është duke kërkuar të përforcojë fazën e sulmit.
Pas humbjeve dhe problemeve me sulmin në ndeshjet e fundit, mungesave të Ibrahimovic dhe Mandzukic, siç duket “Rossonerët” po kërkojnë alternativa tjera për përforcimin e sulmit, transmeton lajmi.net.
Sipas “Tuttomercatoweb”, objektivi kryesor është sulmuesi i Club Brugge, Noa Lang.
Lang i cili është në huazim nga skuadra e Ajaxit, ka 14 gola dhe tetë asistime këtë sezon dhe Milan është i bindur që mund të marrë shërbimet e tij.
Sipas artikullit, shuma që “Rossonerët” do të paguajnë për të është rreth gjashtë milionë euro./Lajmi.net/