AlternAtivA: Respektojmë pavarësinë institucionale të BFI-së

Pas incidentit të djeshëm, kur pati një ndërhyrje në Bashkësinë Fetare Islame, e cila nga organet e saj legjitime u cilësua si joligjore, AlternAtivA konstaton se bëhet fjalë për një shkelje të pavarësisë institucionale të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut dhe mosrespektim i organeve të saj legjitime, të zgjedhura konform organizimit të saj të brendshëm.

Marketing

Nisur nga kjo, Alternativa – duke i respektuar standardet e shtetit shekullar – por duke qenë edhe e interesuar për mirëqenien e komunitetit mysliman në vendin tonë, kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe nga organet e rendit që ta respektojnë organizimin e brendshëm të bashkësive fetare dhe të mos lejojnë ndërhyrje, që e rrënojnë harmoninë ndërfetare dhe jetën fetare të besimtarëve, në këtë rast të besimtarëve myslimanë.

Marketing