“Partia politike “ AlternAtivA”, sonte ka qëndruar në Kumanovë, ku para shumë aktivistëve dhe simpatizantët e Alternativës, ka filluar fushatën e saj elektorale për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, në përkrahje të kandidatit të përbashkët nga koalicioni qeveritar, Stevo Pendarovski”, thonë nga Alternativa.
Ndërkohë në këtë tubim i pranishëm ka qenë edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.
“Sonte kisha nderin ne cilesin e nenkryetarit te LSDM-se te jem mysafire ne tubimin parazgjedhor te partnerit te koalicionit qeveritar Alternativa ne Kumanove ne perkrahje te kandidatit presidencial Stevo Pendarovski.
#BashkëPërpara”, ka shkruar Muhamed Zekiri.