Partia Alternativa sonte ka zgjedhur kryesinë qendrore të partisë dhe strukturat e reja partiake pas mbledhjes së parë të kuvendit. Ajo që vërehet në listën e gjatë të kryesisë qendrore është pikërisht mungesa e një prej themeluesve më të rëndësishëm të kësaj partie, Skënder Rexhepi-Zejdi. Ai nuk mori pjesë as në kongresin e partisë që u mbajt gati një muaj më parë. Zejdi asaj kohe e justifikoi mospjesëmarrjen e tij duke thënë se është parimor, sepse qytetarët presin përgjigje konkrete për marrëveshjen paraprake që është bërë mes Alternativës dhe Qeverisë kur hyri në qeveri, gjë që nuk është arritur në asnjë pikë të marrëveshjes.
Anëtarët e rinj të Kryesisë së re Qendrore të Alternativës do të jenë:
1 Afrim Gashi
2 Abdylshyqyr Abedini
3 Admirim Aliti
4 Albulena Demiri Zendeli
5 Ali Ismaili
6 Amir Elezi
7 Arben Labënishti
8 Arita Nesimi
9 Bashkim Murtezi
10 Bejtullah Demiri
11 Bekim Emini
12 Bekim Sali
13 Driton Sulejmani
14 Ertan Demiri
15 Fatmire Ramadani
16 Faton Selami
17 Fisnik Mela
18 Gani Maksuti
19 Gazmend Aliu
20 Hysein Dika
21 Husni Ismaili
22 Imërlije Saliu
23 Liman Avdiu
24 Lulzim Aliu
25 Lutfije Veseli
26 Mejrem Tusha Kajolli
27 Meral Ismaili
28 Meriton Civuli
29 Mubekir Palloshi
30 Nurxhane Asanovska
31 Njomza Imeri Ismaili
32 Orhan Murtezani
33 Safije Sadiki Shaini
34 Samir Iseni
35 Shenur Osmani
36 Shpend Tairi
37 Visara Riza
38 Xhemail Çupi
39 Zeqirija Ibrahimi
Detyrat t’i kryejnë këta anëtarë të Kryesisë Qendrore:
• Nënkryetarë: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi.
• Sekretar i Përgjithshëm – Zeqirija Ibrahimi.
• Sekretar i Sekretariatit për Politika Strategjike – Lulzim Aliu.
• Sekretar i Sekretariatit Organizativ – Bashkim Murtezi.
• Sekretar i Sekretariatit të Departamenteve – Mubekir Palloshi.
• Sekretar i Sekretariatit për Marrëdhënie me Publikun – Orhan Murtezani.
• Sekretar i Sekretariatit për Resurseve Njerëzore – Driton Sulejmani.