Ambasada e BE-së në Shkup vlerëson se flamuri i BE-së në propozim-Ligjin për lojërat e fatit është keqpërdorur pavarësisht se vërejtjet ishin potencuar edhe në raportin e Komisionit Evropian në vitin 2023. Sipas përfaqësisë diplomatike të BE-së, propozimi aktual nuk është as afër limiteve të ligjit të BE-së, ndërsa është shfrytëzuar për të shmangur debatin publik në Kuvend dhe anashkalimin e palëve të prekura nga këto ndryshime të propozuara. “Ashtu siç kemi potencuar paraprakisht propozim-Ligji për lojërat e fatit nuk i referohet as limiteve të ligjit të BE-së dhe të jetë relevant për ato vende. Në Raportin e Komisionit Evropian në vitin 2023 për Maqedoninë e Veriut neve kemi saktësuar se flamuri i BE-së në procedura duhet të shfrytëzohet drejtpërdrejtë dhe në lidhje me adaptimin e ligjeve që për qëllim kryesor kanë përshtatjen me ligjin e BE-së dhe jo të shmanget debati publik në çështje të rëndësishme”, thuhet në reagimin e Ambasadës së BE-së në Shkup. /Alsat.mk