Ambasada Amerikane në Kosovë ka fituar çmimin nga Këshilli Amerikan i Kompanive Inxhinierike për Ekselencë të Inxhinierisë 2020 në Virgjinia.
Puna e ekipeve #StateOBO dhe Mason & Hanger u cilësua si shumë dinamike, inovative dhe me vlera, njofton Klan kosova.
Për shkak të këtij çmimi, ekipit në fjalë i mundësohet çmimi më i lartë “Pinnacle”, i cili pritet të shpallet në Engineering Excellence Awards Gala, gjatë muajit shkurt.