Ambasadorët apel politikanëve kosovarë: Përparësi, lufta kundër COVID-19

Ambasadorët e SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe në Kosovë i kanë kërkuar politikanëve kosovarë që të fokusohen tek lufta kundër koronavirusit dhe jo tek luftrat politike.

Marketing

“Në këtë kohë të vështirë, ne u bëjmë thirrje të gjithë liderëve institucionalë dhe politikë që të përqëndrohen në luftën kundër COVID-19 duke respektuar dispozitat e Kushtetutës dhe fuqitë që u janë dhënë atyre përmes Kushtetutës. Ne i nxisim ata të ruajnë dhe sigurojnë integritetin dhe funksionalitetin e qeverisë dhe institucioneve të Kosovës në këtë moment kritik dhe t’i japin përparësi luftës kundër COVID-19 mbi politikën”, shkruajnë ambasadat në një njoftim për shtyp.

Disa javë pas marrjes së pushtetit, qeveria e Kosovës po përballet me një krizë të rëndë pasi LDK, anëtare e koalicionit po kërcënon të dalë nga qeveria.

Kjo pasi, kyeministri Albin Kurti, shkarkoi Ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për shkak se kishte kundërshtuar publikisht qasjen e qeverisë për të mos mbështetur shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe kishte nxitur panik në publik për shpejtsinë e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Udhëheqësi i LDK-së, Isa Mustafa e quajti shkarkimin si “të papranueshëm dhe në shkelje të marrëveshjes së koalicionit qeverisës midis LVV dhe LDK” dhe ka paralajmëruar mbledhjen e firmave për të bërë mocion mosbesimi kundër kryeministrit Kurti.

Marketing