Ballina Lajme Kosovë Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Zonën e veçantë të Deçanit – dalin me...

Ambasadorët e QUINT-it vizitojnë Zonën e veçantë të Deçanit – dalin me kërkesë për Qeverinë

Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë dalur me një deklaratë të përbashkët lidhur me situatën e krijuar me punimet në rajonin e Deçanit.

Marketing

Të njëjtit bashkë me përfaqësues të BE-së, KFOR dhe OSBE, kanë vizituar sot rajonin e Deçanit për gjetje të fakteve, njofton Klan Kosova.

 

 

Ambasadorët si rezultat, bëjnë thirrje drejt Qeverisë së Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me ligjet e vitit 2008 për Zonat e Veçanta të Mbrojtura.

”Ata u takuan veçmas me kryetarin Bashkim Ramosaj dhe At Sava Janjic të Manastirit të Deçanit.

Ne u bëjmë thirrje palëve që t’i përmbahen rreptësisht ligjeve të Kosovës, në veçanti ligjit të vitit 2008 për Zonat e veçanta të Mbrojtura, dhe të adresojnë çdo shqetësim të mbetur brenda kornizës së Këshillit Monitorues të Implementimit (KPM), përpara se të ndërmarrin ndonjë veprim.

Për më tepër, ne nxisim autoritetet e Kosovës që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të 19 majit 2016 për çështjen e mosmarrëveshjes së tokës në Deçan.

Në fund, ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të zgjidhë në mënyrë të shpejtë çështjen e punëve në rrugë në përputhje me ligjet e përmendura më lart”.

Exit mobile version