Ambasadori i Kosovës në SHBA shkon në Shtëpinë e Bardhë, pritet nga Biden

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin e Amerikës, Joe Biden.

Dugolli, me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se është krenar për lidhjen unike që është në mes dy vendeve, njofton Klankosova.tv.

Marketing

“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.

Marketing