Ambasadori i RMV-së në Kiev: Nuk ka shtetas të RMV-së të lënduar

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Ukrainë, Krum Efremov, vazhdon të ndodhet në kryeqendrën e Ukrainës. Ai për servisin publik thotë se situata atje është rënduar shumë që nga orët e hershme të mëngjesit, por deri tani nuk ka pësuar asnjë shtetas i vendit. Ndërsa ka qytetarë që dëshirojnë ta lëshojnë Ukrainën për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

“Ukrainë për momentin është në gjendje kritike, praktikisht që nga mëngjesi në gjendje lufte, e shpallur nga presidenti. Kishte veprime ushtarake. Për momentin unë jam në Kiev, vazhdimisht jam në kontakt me shtetasit tanë. Situata është shumë e rënduar se ditëve të kaluara. Në Kiev kishte veprime ushtarake mes orës 5 dhe 6 dhe u ndërprenë. Nuk kemi asnjë paraqitje të shtetasve tanë se ka ndonjë në rrezik. Kemi kërkesa për evakuim, përkatësisht se si mund të arrijnë deri te pikat kufitare. Fluturimet tanimë janë ndërprerë nuk ka fluturime nga Ukraina. Rekomandohet të ndiqen udhëzimet e zyrtarëve të Ukrainës se në cilat korridore mund të udhëtohet për të udhëtuar. Ambasada jonë nuk ka njoftime për shtetas të vendit të jenë lënduar. Vazhdimisht jemi në kontakt në telefon dhe rekomandojmë që sa më parë të evakuohen qytetarët tanë. Por nuk ka asnjë në vendet e luftimit, shumë prej tyre janë larguar.”,- deklaroi ambasadori i RMV-së në Kiev, Krum Efremov.

Marketing