Ballina Aktuale Ambasadori rus dhe Edi Rama zihen për prezencën e Bujar Osmanit në...

Ambasadori rus dhe Edi Rama zihen për prezencën e Bujar Osmanit në OKB

“Mbi ç’bazë e ftoni ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut në takimin e sotëm në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së”? Me këtë pyetje iu ka drejtuar ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzy, kryeministrit shqiptar Edi Rama, njëherazi edhe udhëheqës i debatit të sotëm në selinë OKB-së

Marketing

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Rama: “Nuk e di cili është problem, sepse OSBE luan një rol të rëndësishëm dhe gjendet këtu falë kontributit të tyre. Po, përfaqësuesi këtu, është shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, por nëse do të ishit më i qartë se cili është problem me kënaqësi do ju dëgjoj”.

“Në kundërshtuam praninë në këtë nivel dhe këtë ia bëmë me dije presidencës shqiptare edhe dje”, ka thënë Nebenzy.

Debati më tutje ka vazhduar edhe për prezencën e presidentit ukrainas Zelenski.

https://www.facebook.com/watch/?extid=WA-UNK-UNK-UNK-IOS_GK0T-GK1C&mibextid=DrOAdZ&v=1269571467077234

Marketing
Exit mobile version