Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë ka pranuar ambasadorin rus Sergej Bazdnikin i cili ia dorëzoi kopjen e notës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ferderatës ruse e cila në bazë të vendimit të presidentit Vlladimir Putin ky vend e pranoi emrin e ri të vendit tonë- Republika e Maqedonisë së Veriut.
Në takimin në kabinetin e kryeministrit Zaev dy bashkëbiseduesit kanë konfirmuar përcaktimet e dy vendeve në ruajtjen e marrëdhënieve tradicionale miqësore përmes dialogut aktiv.
Vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar nxitjes së mundësisë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me çka flet fakti se eksporti i frutave dhe perimeve të freskëta në janar këtë vit është rritur për 90 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.
Në këtë drejtim, intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik pritet të jetë temë qendrore në sesionin e ardhshëm të Komisionit të përzier qeveritar për bashkëpunim tregtar- ekonomik mes dy vendeve që duhet të mbahet në Shkup.
Rusia e ka pranuar dje shtetin tonë me emrin e ri kushtetues. Në kumtesën e MPJ-së ruse theksohet se më 18 shkurt në Ambasadën ruse në Shkup është marrë notë nga MPJ e jonë me të cilën njoftohet se emri zyrtar i shtetit është ndryshuar në Republika e Maqedonisë së Veriut.
“Federata ruse e ka pranuar atë shtet me emrin e ri kushtetues- Republika e Maqedonisë së Veriut”, theksohet në komunikatën e MPJ-së ruse.