Ambasadorja amerikane: Ratifikimi është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit ndaj investimit në ardhmëri

Ambasadorja amerikane, Kejt Bërns e përshëndeti ratifikimin e protokollit inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Senatit të SHBA-së, duke e vlerësuar si rezultat të punës së palodhshme dhe përkushtimit drejt investimit në ardhmëri.

Marketing

“Shumë e kënaqur për shkak të mbështetjes së madhe të Senatit në ratifikimin e protokollit inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e SHBA-së. Kjo është rezultat i punës së palodhshme dhe përkushtimit drejt investimit në të ardhmen. me padurim pres vazhdim të zhvillimit dhe përforcim të partneritetit mes dy vendeve tona”, porositi ambasadorja amerikane Bërns në Tuiter.

Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot me 92 vota “për” dhe dy “jo” e votoi protokollin inkuadrues për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO.