Amella Cana jep llogari për punën e saj si drejtoreshë e klinikës së Stomatologjisë në Shkup

Drejtoresha e klinikës të Stomatologjisë Amella Cana një vit kalendarik nga udhëheqja dhe organizimi i punës përmes një postimi në Facebook ka dhënë llogari për punën e saj brenda 12 muajve sa është në krye të kësaj klinike.

Marketing

Cana në mënyrë takstative ka numëruar punët e kryera në 12 e parë të menaxhimit të saj me këtë klinikë

☑️Lëshimi i një aparati të ri në përdorim për anesteziоn (tip Fabius Tiro – Drager Gjermani) në repartin e anestezionit dhe rianimimit të Klinikës së stomatologjisë së fëmijëve
☑️Është blerë aspirator kirurgjik për sallën e operacionit, lloji Dragerwerk AG&Co Lubeck – Gjermani
☑️Është blerë perfusor GH plus BD-UK
☑️Rinovimi i repartit të RTG-së, dyshemeve të Klinikës për protetikë mobile dhe Klinikës për patologji dentare
☑️Është blerë pajisje në laboratorinë dentare fikse dhe mobile
☑️Rregullimi i dhomave të pritjes
☑️Klimatizimi i hapësirave të punës dhe sallave
☑️Është siguruar vend parkimi për personat me hendikep
☑️Rinovimi i laboratorisë biokimike për punë kërkimore-shkencore
☑️Menjanimi i ashensorit të vjetër jofunksional dhe rinovimi i hapësirë
☑️Është blerë pajisje për kirurgji orale me të cilën është lëshuar në përdorim edhe një sallë për intervenime kirurgjikale orale
☑️Punësime të reja të punëtorëve të kualifikuar, si dhe
punë e vazhdueshme në procesin e kujdesit shëndetësor
janë një pjesë e aktiviteteve të ndërmarra dhe planeve të realizuara në periudhën e kaluar.

➡️Vazhdojmë…

 

Image may contain: indoor
Image may contain: one or more people and people standing
Image may contain: indoor
Image may contain: indoor
Marketing