Amerikanët më të pasur

Rruga drejt pasurisë në Shtetet e Bashkuara mund të vijë nga shumë drejtime.

Marketing

Jeff Bezos i kompanisë Amazon i shtoi miliardat e tij me 132 herë më shumë, duke krijuar një biznes që vetëm disa mund ta kishin konceptuar 25 vite më parë. Falëtregut të tij të fuqishëm në internet, zoti Bezos nuk është vetëm banori më i pasur ishtetit të Uashingtonit, por edhe njeriu më i pasur në Amerikë.

Në Nebraska njeriu më i pasur është biznesmeni Warren Buffett. Ai është gjithashtupersoni i dytë më i pasur në të gjithë vendin. Po si arriti ai deri këtu? E gjitha falë kompanisë së tij, Berkshire Hathaway e cila ka nën pronësi disa kompani amerikane ikonë, si GEICO, Fruit of the Loom dhe Dairy Queen. Zoti Buffett zotëron gjithashtuaksione tek kompanitë Heinz, Apple dhe American Express.

Mark Zuckerburg është banori më i pasur i Kalifornisë dhe i treti më i pasur i SHBA-së. Njeroi që braktisi Harvardin suksesin e tij e ka të lidhur me mediat sociale. Që nga themelimi i Facebook-ut, ai ka blerë gjithashtu Instagram-in dhe aplikacioninndërkombëtar të komunikimit të njohur ndërkombëtarisht Whatsapp-in.

Disa nga njerëzit më të pasur të vendit e kanë të trashëguar pasurinë e tyre.

Kjo ka ndodhur në rastet e njerëzve më të pasur në Arkansas dhe Teksas. Alice dheJim Walton, motër e vëlla janë fëmijët e Sam Walton-it, një nga themeluesit e Walmart-i, kompania e shitjeve me pakicë më e madhja në botë.

Në shtetin e Virxhinias në krye qëndron Heiress Jacqueline Mars. Ajo është vajza dhembesa e themeluesve të kompanisë amerikane të ëmbëlsirave Mars.

Të dhënat bazohen në një hulumtim të kryer nga revista Forbes dhe harta e njerëzvemë të pasuar për çdo shtet të Amerikës për 2018 u publikuar nga faqja në internet mbizhvillimet në karrierë, Zippia.

Marketing