Ballina Aktuale Amir Dalipi rikthehet si kryeshef në Tetovë

Amir Dalipi rikthehet si kryeshef në Tetovë

Qeveria anuloi sërish një sërë vendimesh të Ministrit teknik të brendshëm Naqe Çulev.

Marketing

Bëhet fjalë për 3 vendime dhe 2 urdhra që Çulev i ka dhënë gjatë këtij muaji. Nga qeveria nuk zbardhin arsyet për anulimin e vendimeve.

Kjo nuk është hera e parë që qeveria anulon vendimet e ministrit teknik të brendshëm.

Pak kohë më parë ekzekutivi anuloi 89 vendime që kishin të bëjnë me emërime në sektorë të ndryshëm të MPB-së.

Një nga vendimet e Çulevit ishte dhe shkarkimi i kryeshefit të SPB në Tetovë, Amir Dalipi i cili përsëri rikthehet në pozitën të cilën e kishte më parë.

Marketing
Exit mobile version