Amnistia për “27 prillin” nga Ivanovi nuk do të mund të ketë veprim ligjor

Edhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski konsideron se amnistia e të dënuarve në ngjarjet e “27 prillit” nga ana e presidentit të shtetit momentalisht nuk do të mund të ketë veprim juridik, sepse nuk ka nen mbi të cilin do të bazohej juridikisht.

Marketing

“Neni 11 nga Ligji për amnisti, në të cilin dikush dëshiron të përfitojë dhe të krijojë disa gjendje, as nuk ekziston në sistemin juridik, as nuk ka mundur të ekzistojë. Gjykata Kushtetuese me këtë vendim në vitin 2016 e ka shfuqizuar plotësimin e Ligjit që i përket rritjes së të drejtave të presidentit të Republikës. Megjithatë, dikush dëshiron që ky plotësim i Ligjit për pajtim që është shfuqizuar ta kthejë në sistemin juridik. Por, as Gjykata Kushtetuese, as dikush tjetër nuk mund ta kthejë atë në sistemin juridik, sepse nuk ka dispozitë të këtillë”, thotë Ivanovski në deklaratën për MIA-n.

Sipas tij, shefi i shtetit në këtë moment nuk ka bazë ligjore që këtë ta ndryshojë.

“Presidenti mund të aprovojë amnisti, por vetëm në pajtim me Ligjin, e jo në mënyrë të pakufizuar, siç është parashikuar më herët me këtë dispozitë”, thotë Ivanovski.

Në kontekst të kësaj shtoi se amnistia nuk është e mundur dhe për shkak të faktit që tani jemi para zgjedhjeve të presidentit të Republikës.

“Me fjalë tjera, dikush që e ka kryer funksionin 10 vite dhe të cilin i kanë mbetur edhe 10-të ditë nga mandati është jomorale dhe juridikisht e paqëndrueshme që tani të kapet me ndonjë argument për ndonjë alibi dhe të kërkojë përmes vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të kryejë falje përkatëse, gjegjësisht të shqiptojë masa, te të cilat do ta parandalojë përndjekjen penale të krimit”, thotë Ivanovski.

Sipas tij, siç thekson, amnistia nga presidenti i Republikës në këtë moment do të ishte edhe antikushtetuese dhe antiligjore.

Ivanovski thotë se pasi që Gjykata Kushtetuese në vitin 2016 i ka pezulluar ndryshimet në Ligjin për falje që të riaktivizohet neni 11 i pezulluar paraprakisht, është dashur që Parlamenti të propozojë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për amnisti, ndërsa deputetët t’i votojnë, e jo siç shton, tani të interpretohet se automatikisht situata është  kthyer në zgjidhjen e mëparshme.

“Në Ligj nuk ekziston neni 11 që i jep mundësi presidentit të kryejë amnisti në procedurë përkatëse. Dispozita e tillë është pezulluar. Vetë Kuvendi ka kryer plotësim atëherë, e jo Gjykata Kushtetuese. Edhe sipas kësaj, kjo nuk mund të zbatohet, as nuk mundet presidenti ta përdorë”, thotë Ivanovski.

Ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Dane Iliev dhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska janë të mendimit se juridikisht është e pamundur që presidenti Ivanov t’i falë të dënuarit për “27 prillin” siç këtë e bëri në vitin 2016 për gjithsej 56 persona të cilët ishin të përfshirë me hetimet e Prokurorisë Speciale Publike.

Iliev në një deklaratë për MIA-n thotë se tani nuk ka mundësi ligjore për falje, sepse kjo është procedurë, e cila ka pësuar ndryshime ligjore, ndërsa edhe periudha e zgjedhjeve këtë nuk ia lejon.

“Por tek ne e dini, ligji nuk respektohet aq shumë, mund të jetë dhe kjo. Përndryshe, juridikisht mendoj se nuk ka mundësi për një punë të tillë, sepse kjo do të ketë keqpërdorim të të drejtës dhe të autorizimeve të tij si president”, deklaroi Iliev.

Sqaron se procedura për falje do të duhet të shkojë përmes Ministrisë së Drejtësisë, individualisht për çdo kërkesë, për dallim nda amnistia e cila sillet me ligj nga Parlamenti.

Edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska – Deskoska thekson se procedura për falje mund të zhvillohet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, prej ku, siç thonë deri më tani nuk kanë arritur kërkesa për faljen e personave për ngjarjet në Kuvend nga 27 prilli i vitit 2017.

Deskoska thekson se nuk ka mundësi ligjore të zhvillohet procedurë për falje nga ana e presidentit të shtetit.

Sqaroi se procedura për falje mund të zhvillohet vetëm përmes Ministrisë së Drejtësisë, duke pasur parasysh se nuk ka bazë ligjore për falje pa procedurë paraprake në këtë Ministri.

“Është fshirë neni 11 nga Ligji për falje i cili paraprakisht parashikonte një procedurë të tillë nga ana e presidentit, ndërsa edhe me vendimin heqës të Gjykatës kushtetuese në vitin 2016 ai nen nuk është ‘ringjallur’, gjegjësisht nuk ekziston në sistemin juridik të shtetit”, sqaron ministrja.

Pengesa e dytë, siç shton Deskoska, rrjedh nga fakti që janë shpallur zgjedhje presidenciale, ndërsa në këtë periudhë nuk mund të jepen falje.

“Ministria e Drejtësisë pasi janë shpallur zgjedhjet nuk përcjell kurrfarë lëndë për falje deri në Kabinetin e presidentit të shtetit. Në atë moment kur Komisioni Shtetëror Zgjedhor zyrtarisht do të shpall se zgjedhjet kanë përfunduar do të mund të përcillen kërkesa për falje deri tek Kabineti i presidentit”, thotë ministrja e Drejtësisë.

Kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se falje nga presidenti Gjorge Ivanov nuk pritet, sepse kjo nuk ekziston më si mundësi ligjore.

Zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski dje në konferencën për shtyp tha se Qeveria  nuk pret që Ivanovi “ta marrë guximin dhe ta bëjë atë”, sepse do ta shkelë Kushtetutën dhe ligjin.

Deri tek kabineti i presidentit të shtetit, siç konfirmuan për MIA-n, janë dorëzuar disa kërkesa për falje të personave të dënuar për rastin “27 prilli”, ndërsa kërkesa e fundit ka arritur të premten. Prej atje theksohen se kush nga të dënuarit kanë kërkuar falje.

Për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, më 15 mars të këtij viti në dënim të përgjithshëm me burg prej 211 vitesh janë dënuar 16 persona.

Dënim më të lartë prej 18 viteve ka marrë ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i BSP, Mitko Çavkov.

Mandati i presidentit aktual, Gjorge Ivanov skadon më 12 maj të këtij viti. Pasardhësi i tij duhet të vijë pas zgjedhjeve presidenciale të cilat janë caktuar më 21 prill dhe 5 maj.