Amzoski: Nuk i kam paguar 261.853 euro Boki 13

Adrian Amzoski dhe kompania “Drim Bilding” nga Struga mohojnë se kanë paguar 261.853 euro Bojan Jovanovski – Boki 13 që prokurorja speciale, Katica Janeva të heqë aktakuzën, tha Amzoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marketing

“Ne kundërshtojmë spekulimet se Adrian Amzoski i ka paguar 261.853 euro Boki 13 për Katica Janeva që të hiqte akuzën. Këto spekulimet u shfaqën në media, pas kërkesës për përjashtimin e Katica Janevës, të ngritur nga ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, në një procedurë penale ku ai është një nga të akuzuarit në prishjen e paligjshme të objektit Kozmos”, thuhet në deklaratë.

Nga atje shtojnë se ndërmarrja “Dream Building” në pronësi të babait të Adrianit, Seladin Amzoski dhe Resul Llogas, ka lidhur marrëveshje strategjike partneriteti dhe bashkëpunimi biznesi me Lidhjen Ndërkombëtar më 28.12.2017.

“Drim Building” i përmbushi plotësisht detyrimet e saj të marrëveshjes, dhe për fat të keq Lidhja Ndërkombëtar dhe Jasna Mandiq nuk e respektuan kontratën. Për shkak se Lidhja Ndërkombëtar dhe Jasna Mandiq nuk pranuan të kthenin paratë që ishin paguar, “Drim Bilding” ngriti padi përpara Gjykatës Themelore të Shkupit”, thuhet në deklaratë.