Everton ka arritur të mposht me rezultat minimal Tottenhamin, në xhiron e parë në Premierligë.
Skuadra e Ancelottit dëshmoi sot se do të jenë një nga kandidatë kryesor për dalje në Evropë sezonin e ri, falë investimeve të bëra në këtë merkato.
Goli i Calvert-Lewin (55’) zgjidhi dilemën e fituesit në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, pas një krosimi mjaft të bukur nga ana e Lucas Digne.
Vazhdimi i takimit solli një ndeshje më të dominuar në posedim nga vendasit, por pamundur të krijonin diçka më shumë.
Në javën e ardhshme, skuadra që drejtohet nga Jose Mourinho udhëton te Southampton, teksa Everton pret në shtëpi WBA-në.